07:08 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Halli i djalit homoseksual: I dashuri nuk ka interes për seks

Rrëfimi:

Unë jam një 27 vjeçar gej, kurse ai është 29 vjeç.

Dëshira ime seksuale është më e lartë se e tij, por nuk e mendoja këtë si diçka të jashtëzakonshme.

Ne kurrë nuk kemi pasur seks të rregullt, por kam menduar gjithmonë se kjo do të ndryshojë, transmeton Indeksonline.

Kemi qenë së bashku për tre vjet, por mungesa e tij e interesit për seksin po më frustron.

Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të përpiqemi të përmirësojmë gjërat, por pastaj ai sikur harron.

Ia kam dhënë një listë ku i kam shprehur fantazitë e mia dhe ai dukej i lumtur për t`i provuar, por asnjëherë nuk i kemi bërë ato.

DEIDRE thotë:

Këtu mund të ketë diçka më shumë sesa dëshira e ulët për seks.

Ju nuk mund ta shtyni atë që të dojë më shumë seks, por mund t’i kërkoni atij që t`i provojë gjërat dhe të shikojë se çfarë do të ndodhë./Indeksonline/