13:58 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Hamburgerët e përgatitur nga roboti, tërheqin vëmendjen e klientëve

Një sistem i automatizuar i përgatitjes së hamburgerëve në restorantin “Creator” me bazë në San Francisko po tërheq vëmendjen e shumë klientëve kureshtarë.

Në mesditë, turma të mëdha shkojnë për të shijuar një hamburger të bërë nga një kuzhinier i llojit të veçantë.

Buka vjen pikërisht në kohën e duhur, përpara se salcat të shtohen në të.
E pastaj vijnë perimet, si turshi, domate, qepë dhe marule, të gjitha të freskëta. Sistemi robotik pastaj hedh djathë të freskët.

Gjatë kësaj kohe, asnjë dorë e njeriut nuk prek hamburgerin, derisa të jetë shërbyer i freskët dhe i nxehtë për konsumatorin.

“Jam shumë i impresionuar me këtë sistem dhe nuk duket edhe aq i thjeshtë”, tha një klient. Shumë konsumatorë pëlqejnë këtë lloj sistem, kështu që ata kanë ardhur shumë herë në këtë restorant.

“Mendoj se kjo është më mirë se një hamburger i bërë nga njeriu”, tha një klient tjetër.

Klienti Francis Basbas është kurioz për përzierjen e punës njerëzore dhe robotike.

Ai është në të vërtetë një kuzhinier i vjetër i cili thotë se e la industrinë ushqimore, sepse ishte punë e lodhshme me përfitime të dobëta. Aktualisht, restoranti “Creator’ është i hapur vetëm gjatë orëve të drekës, tri ditë në javë.