09:02 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hamburgu e kthen Mavrajn në skuadër

Mbrojtësi shqiptar do të ketë edhe një mundësi në ekipin e Hamburgut.

Mërgim Mavraj është aktualisht i ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të miqësores me Ukrainën.

Por pasi të fillojë përgatitjet, futbollisti nga Istogu, do të kthehet sërish në ekipin e Hamburgut, ndonëse në përfundim të stinorit për shkak të formës së dobët ai ishte dërguar në ekipin e dytë të Hamburgut.

Mavraj me skuadrën nga veriu i Gjermanisë, do të luajë në Bundesliga 2, pasi për herë të parë në histori Hamburgu ka rënë në një ligë më poshtë.

Mavraj ka kontratë me Hamburgun deri në qershor të vitit 2019 dhe megjithëse divorci dukej i pashmangshëm ka gjasa që mbrojtësi të vijojë të jetë pjesë e klubit. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Ralf Beker.

“Po punojmë për të ndërtuar një skuadër të fortë. Mund t’iu them se kemi nën kontratë  lojtarë me cilësi. Mavraj dhe Uollas u dërguan në skuadrën e dytë por kemi menduar ti japim edhe një shans dhe do të jenë sërish me ekipin kryesor”, ka thënë ai.

Mavraj në Bundesligë ka luajtur edhe me skuadrën e Kolnit.