16:16 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hamburgu, qyteti me më së shumti ura në botë

Hamburgu është qyteti i dytë më i madh në Gjermani dhe konsiderohet të jetë një nga më të bukurit në vend. Është gjithashtu një destinacion turistik për shkak të bukurisë së saj piktoreske dhe përzierjes unike të monumenteve historike, pubeve moderne dhe klubeve të natës.

Pavarësisht se ndodhet në shtratin e lumit Elbë, rreth 100 kilometra nga Deti i Veriut, Hamburg është një qytet me port të madh. Ajo ka portin më të madh të vendit – i dyti më i ngarkuar në Evropë dhe vetëm i treti më i madh në botë, pas Londrës dhe Nju Jorkut. Për ata që e duan ujin, anijet dhe portet, Hamburgu është qyteti i duhur, shkruan IndeksOnline.

Hamburgu është praktikisht i rrethuar nga të gjitha anët me ujë. Lumi Alster është ndarë në dy liqene që shtrihen në të dy anët e qytetit (Binnen dhe Aussenalster) dhe Lumi Elbe rrjedhin drejt në Detin e Veriut. I gjith ky ujë do të thotë një bollëk kanalesh, përrenjsh dhe ura. Në fakt, është pak i njohur fakti se Hamburgu ka më shumë ura brenda kufijve të saj të qytetit sesa çdo qytet tjetër në botë dhe më shumë kanale se Amsterdami dhe Venediku të kombinuara.

Hamburgu numëron as më pak e as më shumë se 2,302 ura në qytet dhe është shumë më përpara se Amsterdan (1,281 ura) apo Venedik (455).

Këtu janë disa nga urat më të dukshme rreth qytetit: