14:09 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Hamburgu rrezikon të mos ngjitet në Bundesligë

Vitin e kaluar Hamburgu ra në Bundesliga 2 për herë të parë në histori të klubit.

Ata ishin skuadra e vetme që nuk e kishin shijuar asnjëherë rënjën në ligën e dytë, shkruan Indeksonline.

Por këtë sezon Hamburg rrezikon të mos ngjitet në Bundesligë edhe për një sezon tjetër.

Ata ishin në vendin e parë në tabelë, por nuk kanë fituar tetë ndeshjet e fundit.

Shpresa e vetme e tyre është humbja e Union Berlin dhe një fitore bindëse në ndeshjen e fundit. /IndeksOnline/