19:34 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hamdi Namani largohet nga Llapi, ky pritet të jetë ekipi i radhës

Kapiteni i skuadrës së Llapit, Hamdi Namani përmes një postimi në Facebook ka treguar se po largohet nga skuadra ku qëndroj gjashtë vite.

Kjo për shkak se nuk ka arritur që të arrijë marrëveshje me kryesinë e klubit.

Indeksonline përmes burimeve të saja ka mësuar që Namani është pranë kalimit te skuadra e Dritës.

Namani gjashtë vite qëndroi në ekipin e Llapit. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të klubit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Përshëndetje,

Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj që pasi nuk arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit, morra një vendim jo të lehtë për mua dhe vendosa të largohem nga skuadra e qytetit tim, KF “Llapi”.

Dua të falenderoj përzemërsisht tifogrupin “Legjendat”, gjithë publikun llapjan dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 6 viteve sa isha pjesë e klubit të Llapit, gjithashtu falemnderit kryesisë, zyrtarëve të klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkëpunimin!

Skuadrës së KF “Llapi” i dëshiroj suksese të mëtutjeshme!

Me respekt,

Lumi