09:02 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Hamilton e nis mbarë, dominon provat e lira në Australi

Lewis Hamilton me Mercedes ka dominuar provat e lira të zhvilluara mëngjesin e sotëm në Melburn, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti britanik ndali kronometrin në 1’22”600, duke lënë pas me 48 të mijëtat shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas. Paraqitje e mirë e makinës gjermane, që befasoi me kohët e dhëna në pistë, duke lënë pas rivalët.

Në vijën e dytë të nisjes u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i treti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Pierre Gasly. Zhgënjen makina Ferrari, që klasifikohet e pesta me Sebastian Vettel, 8 të dhjetat më e avashtë se Mercedes, ndërsa Leclerc me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e 9-të, me +1’1 (francezi pati probleme me njëvendëshen e tij në pistë).

Provat e sotme treguan se Mercedes kishte ndryshuar shumë krahasuar me testet dimërore, ndërsa Ferrari nuk dha atë që pritej. Mirë u paraqit Kimi Raikkonen me Alfa Romeo, i gjashti, si dhe dy makinat Renault, që hynë në “top-10” vendet e para. Të shtunën në mëngjes do të zhvillohen provat zyrtare në Australi, ku do të garohet për “pole position”.