17:19 / E Diele, 12 Korrik 2020

Hamilton fiton në Austri, dështim total i Ferrarit

Lewis Hamilton e ka filluar mbrojtjen e titullin me sukses pasi e ka fituar garën për çmimin e madh të Austrisë.

Që nga fillimi e deri në fund, piloti britanik ishte më i miri duke e fituar garën nga ‘pole positon’ për 13.7 sekonda.

Vendi i dytë i takoi po ashtu Mercedesit që për pilot ishte i përhershmi Valtteri Bottas, e vendi i tretë dhe katërt u takoi pilotëve nga Red Bulli, Max Verstappen, respektivisht Albon.

Kjo ishte fitoja e 85-të në karrierë për Hamiltonin që është tani vetëm gjashtë fitore mbrapa rekordit të Michael Schumacherit që ka 91 sosh.

Gjashtë herë kampioni i Formula 1 duket se edhe në këtë edicion është në formë fantastike dhe mund të barazojë rekordin e legjendës gjermane me shtatë tituj të fituar.

Dështim total i pilotëve të Ferrarit që nuk arritën të përfundojnë garën. /IndeksOnline/

Mos i humb