10:03 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Hamilton triumfon në Kinë

Piloti britanik Lewis Hamilton ka fituar garën e Kinës, e cila ishte e 1000-ta në histori të Formula 1.

Hamilton që është pjesë e bolidit të Mercedesit, la mbrapa Valtteri Bottas i cili doli i dyti në podium ndërsa Sebastian Vettel përfundoi i treti.

Me këtë fitore, Hamilton ka kaluar në vendin e parë në raglistë, duke kaluar finlandezin Bottas që ishte kryesues deri sot.

Gara e Kinës ishte e dyta për edicionin e ri në Formula 1. /Indeksonline/