12:36 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hamiti – Rrustemit: Pse je kaq i frustruar pse po duam të verifikojmë diçka?

Sami Hamiti, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga LDK e ka quajtur të pakuptueshëm reagimin e anëtarit të Vetëvendosjes po ashtu në KQZ, Adnan Rrustemit, që të mos zbatohet vendimi i PZAP-it për rinumërim të Prishtinës dhe Prizrenit.
“Pse je kaq i frusturar që ne po duam të verifikojmë diçka. Këtu nuk ka asnjë tendecë. Është një qendër numërimi ku qysh jeni përfqasëu. Ne kemi vendos gjithmonë sipas vendimeve të PZAP-it”, u shpreh Hamiti.

“Pse po bohet tash problem, mos bani standarde të dyfishta. Nuk e kam të qartë frustrimin tuaj”, tha tutje ai.

PZAP vendosi që Prishtina dhe Prizreni t’i nënshtrohen rinumërimit të tërësishëm, derisa Istogu, Rahoveci e Dragashi rinumërimit të pjesshëm.