Hamza bisedon në telefon me Thaçin, një ditë pas vendimit të Speciales për shtyrje të verdiktit
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë së cilës kanë diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët që, sipas tij, nuk kanë reshtur së besuari në rikthimin e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Hamza tha se me Thaçin kanë folur edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit.
“Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, shkroi Hamza.

