75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 30 Prill 2026 / Z S

Hamza takohet me Carafanon, flasin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-s

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar për një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC, këshilltar i lartë i presidentit në The Heritage Foundation.

Hamza bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Njoftimi i plotë:

Një takim pune në Prishtinë me James Carafano nga Washington DC. James është Këshilltar i Lartë i Presidentit në “The Heritage Foundation” dhe E.W. Richardson Fellow.

Me James po takohemi përsëri pas takimit që patëm vitin e kaluar në Washington. Ai është ekspert i njohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, përfshirë sektorin e energjisë, si dhe ndër zërat më me ndikim sot. U pajtuam që ka ardhur koha që Kosova dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë shumë më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar drejt një aleance që ndërtohet bazuar në interesat e përbashkëta strategjike