16:50 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hamza: Votojmë pro rezulotës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, uniteti i nevojshëm!

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij do ta votojë rezulotën për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, duke ritheksuar faktin se Kosova edhe sot përballet me Serbinë.

Ashtu siç e përkrahëm që ta fusim të rend të ditës, ashtu do ta përkrahim edhe në votim”, u shpreh Hamza, shkruan Indeksonline.

Tutje ai tha që uniteti është i nevojshëm dhe kurrë nuk është i tepërt.

Uniteti është i nevojshëm dhe kurrë nuk është i tepërt, e as nuk është vonë”, përfundoi ai.