10:10 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hana Shehu ka ditëlindjen, duket kaq atraktive në ditën e saj

Hana Shehu është një nga modelet më të suksesshme kosovare.

Bukuroshja nga Prishtina që jeton dhe vepron në Amerikë sot ka ditëlindjen.

Ajo përmes një fotografie ku shfaqet tejetatraktive në këtë ditë të veçantë për të, ka falënderuar gjithë ata që i qëndrojnëafër dhe e bëjnë të lumtur.

“Faleminderit për urimet e mrekullueshme, dhuratat, lulet dashurinë dhe mbështetjen. Çdo vit po rritem dhe po e shoh sa e bukur është jeta. Jam vajza më e lumtur që kam një nënë të mrekullueshme, një bashkëshort, shoqëri dhe familje. Faleminderit. Ky ka qenë një vit i mahnitshëm, me shumë punë, projekte dhe udhëtime dhe mezi po e pres vazhdimin e vitit 2019 të mos ndalen për të realizuar planet.. Gëzuar”, ka shkruar Hana, përbri fotografisë.

Ndryshe, vitin që kaloi ajo kurorëzoi dashurinë me Shkumbin Nokën, një nga dasmat më të përfolura të vitit 2018./Indeksonline/