12:59 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hana Shehu pjesë e festivalit të modës në Kaliforni (Foto)

Modelja kosovare Hana Shehu po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj në Amerikë.

Bukuroshja nga Prishtina do të jetë pjesë e festivalit të njohur të modës ‘La Jolla’ në Kaliforni.


Festivali ka nisur dje dhe do të zgjasë deri nesër. Ndërsa Hana do të bëhet pjesë e kësaj ngjarjeje me projektin e saj ‘Hana’.


Ndryshe modelja vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Shkumbin Nokën, një nga dasmat më të përfolura të vitit të kaluar./Indeksonline/