16:16 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

‘Sasa’ kthehet pas në kohë, kujton shkëlqimin në festivalin e njohur

Adriana Matoshi është një nga aktoret më të talentuara dhe pa dyshim më të suksesshme kosovare.

Rolet e shumta në kinematografi e teatër, e kanë bërë atë të jetë një nga emrat më të kërkuar në aktrim.


Por, dashurinë e audiencës ajo e mori me rolin e saj fantastik ‘Sasa’ në serialin komik ‘O Sa Mirë’.

Kështu që ajo asnjëherë nuk mungon në faqet rozë.

Së fundmi aktorja është kthyer pas në kohë, në një fustan elegant ajo tregon se si shkëlqeu në festivalin e njohur të filmit ‘Karlovy Vary’./Indeksonline/