16:40 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Hande përjeton ndarjen e dytë brenda vitit

Duket se Handes nuk i ka ecur me dashurinë këtë vit! Aktorja, e cila pak kohë më parë luante rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, ka përjetuar ndarjen e dytë.

Në shkurt të këtij viti Hande Erçel dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re. Ajo u kap mat me aktorin Kan Jëlldërëm disa herë, por edhe kjo romancë ka përfunduar këtë verë.

Hande ka deklaruar për mediat turke se është beqare dhe me Kanin kanë mbetur thjesht miq.

Dyshja kanë hequr dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke konfirmuar kështu lajmin e ndarjes.