13:34 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Handikosi pajisi me karroca 156 persona në Kosovë, brenda 10 muajve

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë në vazhdimësi ofron karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse, jo vetëm për anëtarët, por edhe për  personat e tjerë në nevojë nga e gjithë Kosova.

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, Handikosi ka pajisur me karroca 156 persona në total.

126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.

85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e Handikosit, si edhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.

Handikosi, po ashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevatë ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastëk.

Në qendrën e Handikosit, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.