12:11 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / A. M.

“Hani i Elezit s’po bëhet rehat” – PZAP përsëri dëshiron ta dërgoj në zgjedhje!

Ndonëse Gjykata Supreme ka anuluar vendimin e që Hani i Elezit të shkoj në rivotim, PZAP pritet të ndërmerr hapa për këtë komunë.

Indeksonline mëson se pas hedhjes poshtë të Supremes, PZAP pritet të nxjerr vendim për rivendosje.

Mehmet Ballazhi i PDK-së arriti të fitojë mbi 50% të votave, duke lënë mbrapa Rufki Sumën, kryetarin e pavarur.

Derisa, ditën e sotme pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht në Qendrën e Numrit të Rezultateve dhe votuesve me nevoja të veçanta.

E sipas gjasave, KQZ edhe do të shpallë rezultatet preliminare.  /Indeksonline/