15:01 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hani këtë ushqim çdo ditë dhe do të keni një zemër të shëndetshme

Nëse hani 40 gramë djathë çdo ditë, zvogëloni rrezikun e sulmit në zemër dhe tru, tregojnë studimet e fundit.

Shkencëtarët nga Universiteti Sucov në Kinë zbuluan se djathi i pasur me vitamina, minerale dhe proteina që parandalojnë fillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe përmban një nivel më të lartë të kolesterolit “të mirë” dhe ul nivelin e kolesterolit “të keq”.

Djathi po ashtu përmban një acid që pengon mbylljen e arterieve.

“Në dekadën e fundit, kishte shumë hulumtime që shpjegojnë se yndyrat e ngopura rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por kjo nuk është e vërtetë,” shpjegon Ijan Givens nga Universiteti Riding në Britaninë e Madhe.