Hansi Flick për golin e anuluar: Nuk ishte pozitë jashtë-loje, i thashë gjyqtarit që bëri gabim
Skuadra e Barcelonës pësoi humbje minimale 1:0 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e javës së 13-të në La Liga.
Trajneri gjerman, Hansi Flick u paraqit në konferencë për media pas ndeshjes dhe kritikoi gjyqtarin e ndeshjes, por e pranoi se skuadra e tij nuk ishte në ditën e saj, shkruan Indeksonline
“Nuk isha i zemëruar. I thashë gjyqtarit se bëri një gabim. Nuk ishte pozitë jashtë-loje. Por nuk ishte dita e jonë”, u shpreh trajneri i klubit katalunas
Robert Lewandowskit iu anulua një gol nga sistemi VAR, por ende po diskutohet pasi pamja nuk është e qartë në lidhje me këtë anulim.
Barcelona mbetët si lider i La Ligas edhe pas kësaj humbje që ishte e dyta këtë edicion./Indeksonline/
❗️ Hansi Flick, sobre el gol anulado a Lewandowski y sus palabras con el árbitro:
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 10, 2024
💬 "No estaba enfadado… le dije que fua una decisión errónea. No era fuera de juego"
💬 "No fue nuestro día" pic.twitter.com/MmJNEzJOOU