16:20 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hapen dyert e “Fadil Vokrrit”

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dyert janë hapur për tifozët dhe ata kanë filluar të hyjnë brenda stadiumit për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në letër, Kosova është favorit ndaj Gjibraltarit, ndërsa Kosova e sheh këtë ndeshje përgatitëse ndaj ndeshjes së rëndësishme katër ditë më vonë ndaj Malit të Zi./Indeksonline/