11:24 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Hapësira prej dy orësh mes darkës dhe gjumit nuk kanë shumë ndikim në shëndet

Të hahet darkë vonë nuk është aq keq sa mendoni, sugjeron hulumtimi i ri.

Dietistët rekomandojnë të hahet darkë të paktën dy orë para shtratit, për të lejuar nivelet e sheqerit në gjak për t’u liruar.

Por, hulumtuesit japonezë gjetën se në fakt duke lënë këtë hendek dy-orësh nuk bën ndryshim në nivelet afatgjata të sheqerit në gjak.

Ekspertët nga Universiteti Okayama gjurmuan mbi 1500 të rritur të shëndetshëm për tre vjet, duke monitoruar mënyrat e ushqimit dhe gjumin për të marrë teste të rregullta gjaku.

Shumica e pjesëmarrësve hanin darkën të paktën dy orë para se të flinin- por 16 për qind e burrave dhe 8 për qind  e grave lanë një hendek më të vogël mes darkës dhe gjumit.

Kur studiuesit analizuan rezultatet e gjakut, ata gjetën se koha kur njerëzit hanin nuk bënte ndryshime në nivelet e tyre të sheqerit në gjak, të njohur si HbA1c./Indeksonline/