22:59 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hapësirat e egra po zhduken me ritme të shpejta

Territoret e virgjëra nga aktiviteti njerëzor janë shkrirë në vetëm një shekull dhe hapësirat që kanë mbetur janë kryesisht të përqendruar në pesë vende, mes të cilave SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, politikat e të cilëve shqetësojnë mbrojtësit e mjedisit.

“Hapësirat e egra, tokësore dhe detare të mbrojtura nga zgjerimi i njeriut dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore (pyje, energji fosile, toka bujqësore) në një nivel industrial, përfaqësojnë 23 % të tokës”, thuhet në një artikull të publikuar sot në revistën “Nature”.Mes vitit 1993 dhe 2009 një sipërfaqe sa ajo e Indisë u zhduk.

Hapësirat e egra përbëjnë streha jetësore për mijëra gjallesa të kërcënuara nga shpyllëzimi, apo nga peshkimi i tepruar. Ky studim tregon se më shumë se 70% e këtyre territoreve të ruajtura (jashtë Antarktidës) janë të përqendruara në pesë vende: Rusi, Kanada, Australi, SHBA dhe Brazil.