09:49 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Hapet afati për paraqitjen e patent-shoferëve, tollovi e madhe që në mëngjes

Sot është hapur afati i testimit për patentshoferë. Numri i madh i kandidatëve ishte tejet i madh, gjë që ka shkaktuar tollovi dhe aspak respektim të distancës sociale.

Qindra qytetarë nga orët e para të mëngjesit kanë filluar paraqitjen e provimeve teorike te Stacioni i autobusëve, në Prishtinë.

Muaj më parë me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë./Indeksonline/