Hapet dëgjimi publik për draft-rregulloren e KPK’së, afati për komente deri më 30 prill
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është hapur procesi i dëgjimit publik për draft-rregulloren e KPK’së.
Në njoftimin e KPK’së thuhet se afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve është pesëmbëdhjetë ditë pune, duke filluar nga 8 prill 2026 deri më 30 prill 2026.
“Të gjitha komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresën zyrtare të e-mailit: info.kpk@rks-psh.org. Për më shumë infromata, mund të kontaktoni edhe në numrin e telefonit +383 (0) 38 200 66 011 Të bashkangjitur gjeni linkun ku është e publikuar draft rregullorja në fjalë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
për afatin e dorëzimit të komenteve për draft-rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton të gjitha palët e interesuara se është hapur procesi i dëgjimit publik për draft-rregulloren “Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës”.
Afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve është pesëmbëdhjetë (15) ditë pune, duke filluar nga 8 prill 2026 deri më 30 prill 2026.
Të gjitha komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresën zyrtare të e-mailit: info.kpk@rks-psh.org
Për më shumë infromata, mund të kontaktoni edhe në numrin e telefonit +383 (0) 38 200 66 011
Të bashkangjitur gjeni linkun ku është e publikuar draft rregullorja në fjalë

