16:22 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hapet muzeu i picës në Chicago

Muzeu i Picës në SHBA është hapur zyrtarisht në Chicago. Muzeu i cili në të kaluarën i ka shfaqur ekspozitat vetëm në platformën online tani është hapur në Chicago dhe do të mbetet i hapur deri në fund të muajit tetor, transmeton Indeksonline.

Në muze do të ketë meny, reklama të picas, lojëra dhe punime arti për picat. Themeluesi i këtij muzeu Kendall Bruns u shprehë se arsyeja që e kanë hapur këtë muze është se dëshironin që t’i mësojnë njerëzit për historinë, kulturën dhe persona që gjendën pas picës.

Jo të gjithë janë shprehur të lumtur që lokacioni i këtij muzeu është Chicago, kryetari i New York përmes një postimi ka shprehur dëshpërimin që ky muze nuk është në qytetin që ai e udhëheq. /Indeksonline/

Temat: