20:35 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sfida tre vjeçare e japonezëve për të ndaluar hyrjen e maceve në muze

Sigurimi i muzeut Onimichi Municipal në Hiroshima të Japonisë kanë pasur një detyrë të vështirë këto tre vite të fundit.

Përveç ruajtjes së muzeut, ata është dashur të largojnë macet që kanë hyrë brenda, transmeton Indeksonline.

Në një video të postuar shihen përpjekjet e sigurimit për të larguar macet të cilat kanë qenë shumë këmbëngulëse.

“Macja e zezë është shumë muskulore.”, tha njëri nga rojtarët.

Përkundër që ju sjellin probleme, rojet përsëri sillen mirë me macet./Indeksonline/