14:12 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Hapet në Fushë Kosovë një kuzhinë moderne, me mbi 25 lloje të ushqimeve

Fushë Kosova është bërë që nga sot me një kuzhinë moderne. “7 Vëllezërit” quhet kuzhina e hapur në Lagjen Dardania.

Mbi 25 lloje të ushqimeve, secila më e shijshme se tjetra mund të gjinden në këtë kuzhinë që ka laramani dhe zgjedhje të bollshme të ushqimeve.

Gjella të ndryshme, pica, ushqime tradicionale, të shpejta dhe gjithçka tjetër mund t’i shijoni nga sot tek “7 Vëllezërit”.

Kuzhina shërben edhe ushqime me porosi për ahengje të ndryshme, ndërsa ofron edhe vetëshërbim.

Lokali ka plot 430 metra katrorë ndërsa ndodhet në rrugën “28 nëntori”. “7 Vëllezërit: ndodhet afër ambulantes së re, ndërsa një pikë tjetër e ka edhe në qytetin e Lipjanit.