15:14 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hapet Royal Mall, qendra më e re tregtare brenda kryeqytetit

Që nga sot, Prishtinës iu shtua qendra ekskluzive tregtare brenda qytetit. Royal Mall, hap dyert me disa nga brendet më të njohura ndërkombëtarisht, dhe tani konsumatorët nuk do kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës për të bërë shopping.

“Royal Mall është lajm i mirë për kryeqytetin tonë, sepse është një model ideal për shoppingun modern të cilin duhet ta ketë Prishtina. Hapësira dhe arkitektura e stilit barok ia jep qytetit tonë një simbol të ri, me të cilin mund të krenohemi të gjithë. Royal Mall sjell mundësi të reja për njerëzit, ekonominë e qytetit dhe sektorin privat, sepse mundëson rritjen dhe përmirësimin e punësueshmërisë dhe rritjen e bizneseve që janë brenda dhe përreth qendrës. Nga një ide e vogël, Royal Mall është bërë një qendër e madhe e cila sot po i hapë dyert për të gjithë. Qindra të punësuar të rinj, dhjetëra dyqane e brende botërore në një vend janë premtimi dhe përcaktimi ynë për të ardhmen e re, të Kosovës moderne. Mirësevini të gjithë në Royal Mall” ka thënë Teuta Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Royal Mall.

Me rreth 60 dyqane dhe marka që vijnë për të parën herë në Kosovë, si dhe shumë risi dhe karakteristika që nuk janë parë apo përjetuar më herët në vendin tone, prej sot, Royal Mall është opsioni më unik i blerjeve në vendin tonë.

Si dhuratë e Royal Mall, për të gjithë qytetarët në ditën e hapjes, për të gjitha produktet do ketë zbritje deri në 70 për qind.

Disa nga markat ndërkombëtare që do jenë Royall Mall janë: Michael Kors, Love Moschino, Puma Store, Max Mara, Hugo Boss, Pinko, MaxMara, JOOP!, Only, Diesel, Marella, G-star Raw, Selected Homme, Name it, Camper, Dikkembergs, Tezenis, Intimissimi, Migato, Primadonna Collection dhe Maison de Parfum.

Për më shumë detaje rreth Royal Mall, vizitoni: https://www.facebook.com/royalmall.pr/.