14:36 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tymi mbulon një qendër tregtare në Shtime (Foto)

Objekti i qendrës tregtare ‘Eli Abi’ në Shtime është përfshirë nga zjarri.

Në disa fotografi të cilat i ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet tymi që del nga objekti.

Punëtorët e kësaj kompanie tashmë kanë dalë jashtë objektit.

Ndërsa, edhe dy vetura të Policisë janë parë para qendrës tregtare, si dhe zjarrfikësit.

Ende nuk dihet për shkaqet që kanë quar deri tek zjarri./Indeksonline/