Hapet tenderi 20-milionësh, për furnizim me naftë
Në kohën kur qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve të derivateve të naftës, institucionet shtetërore kanë planifikuar miliona euro për furnizim me karburante, shkruan Indeksonline.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka hapur tender për furnizim me derivate të naftës për institucionet publike gjatë një periudhe njëvjeçare.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është prej 19 milionë e 730 mijë eurosh për furnizim me karburante për një vit.
Tenderi përfshin furnizimin me derivate të naftës për institucionet e nivelit qendror dhe lokal, për nevoja operative dhe për automjetet zyrtare.


Tenderi është i ndarë në nëntë lote, të cilat përfshijnë furnizimin e institucioneve të ndryshme shtetërore me naftë dhe derivate të tjera për automjete dhe nevoja operative./Indeksonline/

