Hapet thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, ja kush mund të përfitojë

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar se është hapur thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, me përkrahje të Bashkimit Evropian.
Rizvanolli ka thënë se nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet, e përkrahje e veçantë u është dhënë familjeve me asistencë sociale si dhe prindërve vetushqyes.
Postimi i plotë i Rizvanollit:
Të dashur qytetarë,
Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian.
Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet, e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/