Hapet thirrja për aplikim, plotësim të kritereve për licencim të klubeve të basketbollit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka hapur thirrjen për aplikimin dhe përmbushjen e kritereve në mënyrë që të behët licencim i klubeve të basketbollit të super ligës së meshkujve dhe super ligës së femrave për edicionin 2022/23.
Afati për aplikim do të jetë i hapur prej datës 08 deri më 13 gusht 2022 (në ora 12:00). Skuadrat të cilat pas këtij afati i dërgojnë materialet për plotësim të kritereve nuk do të merren parasysh, transmeton IndeksOnline.
”Komisioni për Licencim i FBK-së më 15 Gusht do t’i shqyrtojë aplikacionet e dërguara nga klubet në FBK, kurse më 16 gusht, Bordi i FBK-së do t’i shqyrtojë aplikacionet e propozuara për licencim nga Komisioni për Licencim, ndërsa më 17 e 18 Gusht do të hapet afati për ankesa në FBK (nëse do të ketë të tilla), të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni Arbitrar i FBK-së më 19 Gusht. Ky i fundit do t’ia dërgoj Bordit të FBK-së propozimet dhe kështu më së largu më 22 Gusht do të miratohet lista përfundimtare e klubeve të licencuara për të garuar në edicionin e ri”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit përmes faqes së saj zyrtare /IndeksOnline/
