12:37 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hapi i vetëm në rutinën e kujdesit të lëkurës që po shkatërron barrierën mbrojtëse të saj

Rutina e kujdesit të lëkurës ndryshon sipas llojit të kësaj të fundit. Megjithatë hapat e kësaj rutine duket të jenë të njëjtë: larja e fytyrës, skrabi, hidratimi, maska, toniku, serumi… POR sipas dermatologëve një hap i vetëm i kësaj rutine mund të shkatërrojë barrietën mbrojtëse të lëkurës dhe ai hap lidhet me scrubin. Nëse lëkura duket e zbehtë, me vija të imëta, të gjithë mendojmë se një skrab në kushte shtëpie me pak vaj ulliri dhe sheqer do të gjallëronte çehren. Por duke u përpjekur për të rifiktuar atë shkëlqim, ju mund të largoni shtresat e shëndetshme të lëkurës së bashku me qelizat e vdekura.

Barriera e lëkurës (një frazë e shpikur nga dermatologu Dr. Peter M. Elias) është shtresa e sipërme e qelizave të lëkurës dhe lipideve që janë përgjegjës për mbajtjen e yndyrës natyrale të lëkurës! Është pikërisht sebumi, yndyra ajo që e mban një lëkurë të shëndetshme, ajo që parandalon krijimin e rrudhave nga dehidratimi dhe që mbron gjithashtu lëkurën nga kimikatet e dëmshme, irrituesit e mjedisit dhe mikrobet.

Por sipas estetikës Renée Rouleau, shumë skrab (ose përdorimi i produkteve tepër agresive në përgjithësi) mund të dobësojnë dhe shkatërrojnë pikërisht këtë barrierë mbrojtëse. Dhe simptomat e një barriere të irrituar të lëkurës përfshijnë shenjat so: si kruarje, skuqje dhe tendosje.Veprimi i parë që duhet të bëni në këtë rast është të hidratoni mirë lëkurën me një krem ushqyes për të rigjeneruar qelizat e shtresës së parë të lëkurës. Mos përdorni skrabe, tonik me acide dhe alook dhe pastrues që eleminojnë yndyrën natyrale të lëkurës.