16:19 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hapja e kopshteve publike, Shpend Ahmeti: Fëmijët u gëzuan shumë!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se rihapjes së kopshteve publike u janë gëzuar fëmijët.

Ai ka shpërndarë disa imazhe nga Kopshti “Yllkat”, ku edhe iu ka uruar punë të mbarë, gjithnjë duke iu përmbajtur edhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Ky është postimi i plotë:

Rihapjes së kopshteve publike dhe me bazë në komunitet iu gëzuan shumë fëmijët.

Drejtoresha Shpresa Shala vizitoi kopshtin “Yllkat” për të ju uruar punë të mbarë dhe vëzhguar zbatimin të gjitha udhëzimeve dhe protokollit për parandalimin e përhapjes së #covid19.

Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të fëmijëve e punonjësve, andaj, falenderojmë të gjithë për bashkëpunimin dhe kujdesin në respektimin e masave të rekomanduara.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Distanca.Maska.Duart