16:33 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Hapoel e konfirmon, së shpejti e zyrtarizon Florent Hasanin

Mesfushori anësor i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani ka ndërruar ambient.

Hasani pas largimit nga Hungaria, ka gjetur klubin e ri.

IndeksOnline raportoi për largimin e Hasanit nga Diosgyor dhe se lojtari në fjalë do të transferohej në Izrael te skuadra e Hapoel Kfar Saba.

IndeksOnline ka kontaktuar me klubin izraelit dhe këta të fundit e kanë konfirmuar se Florent Hasani do t’i bashkohet klubit.

“Do të prezantohet së shpejti. Sot jo sepse është dita e lojës”, thotë klubi për IndeksOnline.

Kujtojmë që Hasani u largua nga Superliga e Kosovës [nga Trepça ‘89] gjatë vitit 2017/18. 23-vjeçari dikur luajti edhe për KF Vushtrrinë./IndeksOnline/