21:56 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Haradinaj: A është e jashtëligjshme sot e në të kaluarën t’u ekzekutohen pagat Ministrave të Listës serbe?

Ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka një pyetje për ekspertët.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka pyetur se a është e jashtëligjshme sot & në të kaluarën t’u ekzekutohen pagat Ministrave të Listës serbe që pandërprerë i shërbejnë Beogradit & kryesisht bojkotojnë punën për institucionet e Republikës së Kosovës?!

Më tej ka shtuar se nëse  komuna është arbitri për mësimdhënësit, kush është për Ministrat?!

Posimi i plotë:

PYETJE PËR EKSPERTËT:

A është e jashtëligjshme sot & në të kaluarën t’u ekzekutohen pagat Ministrave të Listës serbe që pandërprerë i shërbejnë Beogradit & kryesisht bojkotojnë punën për institucionet e Republikës së Kosovës?!

Nëse komuna është arbitri për mësimdhënësit, kush është për Ministrat?!