09:44 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Ahmeti dhe ministrat kosovarë darkojnë së bashku në Londër

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe disa prej ministrave të Kosovës, janë parë teksa darkojnë së bashku në njërin prej restoranteve të Londrës.

Poashtu, aty është parë edhe kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili shihet nën shoqërimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit kosovar është duke marr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër. /Indeksonline/