10:28 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se vendi ynë është në rresht me vendet që mbështesin paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e më gjerë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, prezenca e shtuar në Bruksel dhe përfshirja në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO.

Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO. /Indeksonline/