12:59 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj apelon te deputetët: Votojeni demarkacionin, nuk gaboni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se marrëveshja e parë ka has në kundërshtime, por se tani e pranojnë raportin e profesorit Bulliqi.

Sipas tij, të gjeturat e komisionit të Murat Mehës ishin vetëm marrëveshje e jo të gjetura, prandaj askush nuk ka nevojë të mërzitet, raporton Indeksonline.

“Me zhvillimet e mëtejme të qeverisë u bë mundësia të trajtohet edhe njëherë materia. Komisioni shtetëror ka përgatit një raport me të gjetura, me të dhënat sa i përket gjendjes reale të demarkimit të kufirit. Mirë është që ky raport të respektohet, nuk bën dëm nëse respektohet ky raport, por nëse ka të gjetura faktike pse mos t’ia lëmë mundësinë të vihet në funksion. Kkemi mbërri një konsensus që ka mundësi për korrigjim dhe kjo është arsyeja pse ju lus edhe juve kolegë deputetë që ta votoni, po ju them jo vetëm nga pikëpamja e pushtetarit por edhe e një personi që e kundërshtonte këtë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka apeluar te deputetët që të martën ta përkrahin demarkacionin me Malin e Zi dhe ti hapin rrugë Kosovës.

“Nuk mendoj se po bëjmë presedante të gabuara dhe as tregti vetëm sa për viza, por e kemi mbërri një mes ku jemi mes të drejtës së territorit dhe lëvizjes së lirë”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/