00:15 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj ateron në Shkup, prej aty niset për Kosovë (Foto)

Pas disa orësh pritje e endje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ateruar në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup rreth orës 00:15.

Avioni i Wizz Air në të cilin ndodhej Haradinaj me ekipin e tij dhe shumë pasagjerë të tjerë, nuk mundi të ateroj sot pasdite në aeroportin e Prishtinës nga Londra për shkak të kushteve atmosferike, shkruan Indeksonline.

Kështu, avioni i tij u bart në Sofje të Bullgarisë, ku qëndroi për disa orë.

Në ora 23:20, aeroplani ku ishte Haradinaj u nis për në Kosovë nga aeroporti i Sofjes, dhe pas rreth një ore ateroi në Aeroportin e Shkupit.

Prej aty, Haradinaj dhe të tjerët do të vijnë me vetura në Kosovë.

Kryeministri kishte mundësi që të vinte edhe më herët në Kosovë vetëm, por ai nuk kishte dashur të kthehet pa gjithë personat që ishin në aeroplan me të. /Indeksonline/