10:42 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Babi im u la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodhë!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se babai i tij u ka lënë pasurinë djemve dhe kjo sipas tij nuk do të duhej të ndodhte sepse siç tha ai gratë duhet të kenë të drejtën për trashëgiminë e pronës.

“Meqë jemi popull i Nënës Terezë është dashur të prijmë me barazi gjinore”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Kreu i Qeverisë bëri këtë deklaratë gjatë tryezës me temë ‘Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm’ e cila u organizuar me rastin e shënjimit të  8 Marsit, nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe Zyra e Kryeministrit’./Indeksonline/