14:20 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bashkë me kabinetin viziton Suharekën pas vërshimeve të ujit (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Komunën e Suharekës pas vërshimeve të shiut që ndodhën javën e kaluar.

Haradinaj momentalisht është duke zhvilluar takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe bordin e drejtorëve, raporton Indeksonline.

Ai aty u pa i shoqëruar me zevendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ministri i financave  Bedri Hamza./Indeksonline/