15:25 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj bën homazhe te pllaka përkujtimore e viktimave të Holokaustit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek përmendorja në vendku është sinagoga e fundit e Kosovës që qëndroi këtu deri më 1963.

Kjo pllakë është ngritur për të përkujtuar hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokausit.

Haradinaj tha se sot gjatë ditës kanë pasur edhe aktivitete të tjera për t’i nderuar popullin hebre.

Ai tha se shqiptarët në përgjithësi kanë bërë shumë për hebrenjtë.

Pllaka është e vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës.