11:13 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bën thirrje për vetëdijesim ndaj dhunës në familje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjitha gratë për ditën e tyre, 8 marsin.

Ai në foltoren e Kuvendit ka bërë thirrje që të vetëdijesohen të gjithë sa i përket dhunës në familje, për cka edhe po mbahet seanca e sotme.

“Qeveria e vendit e ndjenë përgjegjësinë e barrën që u takon që dhuna në familjet tona të ndalet këtu dhe e  mbështesim këtë debat parlamentar, prandaj do të mbështesim konkluzionet që do të dalin sot. Bëj thirrje për vetëdije më të lartë për dhunën në familje”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/