Haradinaj: Bullgaria do të përafrojë Ballkanin Perëndimor me BE-në
Pas marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria, ka reaguar edhe kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Përmes një statusi në facebook, Haradinaj e ka mirëpritur këtë lajm, duke qenë i bindur se Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova po bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së, në mënyrë që vitin tjetër të aplikojë për stausin e vendit kandidat në BE.
Ky është statusi i plotë:
E mirëpres marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria mike, e cila jam i bindur se do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian.
Republika e Kosovës po e bën të duhuren në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese.
Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.
RH