20:31 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj darkon me bashkëluftëtarët në Pejë: “Gjithmonë në festa u bashkofshim”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj festën e pavarësisë së Kosovës ka vendosur ta festoj së bashku me bashkëluftëtarët në Loxhë të Pejës.

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se bashkë me bashkëluftëtarët evokuan kujtime nga tri betejat e lavdishme, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.

Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.

Gjithmonë në festa u bashkofshim!

Image may contain: 6 people, people sitting, wedding, table and indoor
Image may contain: 3 people, people standing and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting, table, indoor and food