Haradinaj deklarohet edhe njëherë për udhëtimin në Zvicër: Kjo është e vërteta
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qëndruar një javë ditë me pushime në Zvicër por vetëm katër ditë, teksa ka refuzuar të tregojë nëse ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” të qendrës turistike Saint Moritz në Zvicër.
Haradinaj ka deklaruar se ka paguar vetëm shtatë mijë euro për pushimet e tij dhe familjes së tij në Saint Moritz.
“I kam dëgjuar lajmet. Tre netë kam qëndruar, katër ditë i bie por kam paguar shtatë mijë euro”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me Radio Televizionin 21.
I pyetur se a ka qëndruar në hotelin luksoz “Carlton” në Saint Moritz, Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet. Ka thënë se nuk dëshiron të flas më shumë.
“Ma anej nuk shkoi, por shkoj rregullisht atje [në Zvicër, v.j]. Kam jetuar në Zvicër për 10 vjet. E vërteta është kjo që kam paguar shtatë mijë euro”, u shpreh Haradinaj.