16:27 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj deklarohet për çështjen e Postës,Telekomit si dhe sigurimet jetësore të policisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar sërish për çështjen e Telekomit dhe Postës.

Haradinaj ka thënë se bordet e shumta kanë pas një lloj mospërfillje duke menduar se janë Zoti vetë.

“Çfarë ka ndodhur me Postën dhe Telekomin flet boll, kompani që është dashur të jenë profitabile. Mendoj se ministri Lluka po e bën punën e vet, të gjitha kompanitë publike janë të popullit duhet të vendoset disiplinë. Pra ata që punojnë në këto kompani të përfillin instancat e tjera”, ka thënë Hardinaj.

Ai ka shtuar poashtu se është në pajtim me Ministrin e Ekonomisë, Valdrin Lluka.

“Në këtë rast isha në parim me Minsitrin, jo për shkak të detajeve tjera por sepse vërtetë e ndjejë se duhet të disiplinohen këto kompani.Secili e mbron qëndrimin e vet në atë çfarë beson”, ka shtuar Haradinaj.

“Problemi është për qef ua kisha rrit ende, jo veç atyre por të gjithëve në Kosovë. Për këtë thash ë parimin, kur e ceka më herët. Kam me qenë në situatë kur kam em marr rezervë. Po e pranojmë brankrotimin, me ia vendos drynin. Pra ku dojnë me bankrotu dhe me i qu mbi 2 mijë persona në shtëpi. Dua të provojë të bëjë të mbijetojë këtë kompani. Jo unë por ne si qeveri, pra njëra prej formave është ulja e pagave, e shpenzimeve e shumë të tjerave. Që Telekomi edhe njëherë të jetë profitabil. Por nuk varet vetëm nga unë. Nëse nuk duan bordet, sindikatat e të gjithë. Por nëse duan që ta bankrotojnë vendosin të gjithë, por nëse janë për ta shpëtuar duhet të jenë një ulje ndoshta rreth 20% për të gjithë edhe shefat e të gjithë. Jo ulje me i dëmtu por pikërisht për t’a ruajtë ekzistencën e punëtorëve”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë Haradinaj është pyetur edhe lidhur me sigurimet jetësore të pjesëtarëve të Policisë, FSK-së dhe pjesëtarëve të Inteligjencës së Kosovës.

“Kur po u them njerëzve në Kosovë që kam gjete plot tema të rënda shumica po mendojnë se vetëm po ankohem apo po du disi t’i shti në gjynah . E vërteta është se punët e 20 vjetëve i kam në tavolinë. Po përballem me to por duhet kohë, pra marrin kohë. Jemi në punë, po përballemi seriozisht me këto tema. Arsyeja pse po e bëjmë është se nuk mundemi më, pra 20 vjet. Është dëshmi që janë disa obligime të ndërsjellë, qoftë morale, qoftë ligjore apo institucionale”, ka shtuar Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Kryeministri Haradinaj poashtu ka thënë se çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi është diçka e cila ka fillu dhe se duhet të kryhet sa më parë.

“Shënjimi i kufirit me Malin e Zi është diçka që ka fillu. Kam pas nderin të informojë kryeministrin e Malit të Zi për zhvillimet nga ana jonë. Duhet thënë se nuk është çështje e kryme, pasi vijat shënohen nga dy palët dhe të dy palët kemi interes me e shënju marrëveshjen dhe sa më shpejtë që e kryejmë është e mira e të dy palëve, që të vazhdojnë kapitujt. Procesi i tillë kërkon kohë është proces por  bazën e ka të qëndrueshme. Nuk është ajo që thonë se Mali i Zi nuk nin për ne, nuk është ashtu. Ata nga interesi i tyre por nga interesi jonë.”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/